Guvernatori i Kütahyas, Musa Işın, gjatë një fjale që mbajti në ceremoninë e përfundimit të kurseve verore të Kur’anit Famëlartë në provincën e Kütahyas:
- Nëse nuk dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të varur nga droga, bixhozi apo alkooli, të rebelohen kundër prindërve të tyre apo të marrin armët kundër shtetit dhe popullit, atëherë duhet t’i edukoni me edukatë islame.
- Si do t’i mbrojmë fëmijët tanë? Si do ta mbrojmë familjen tonë? Mund t’i mbroni nëpërmjet moralit islam dhe edukimit islam.
- Vlerat islame janë dobësuar, rastet e divorceve janë shtuar, numri i fëmijëve është zvogëluar dhe fëmijët kanë filluar t’i drejtohen dhunës.
- Po zbulojmë krime për të cilat më parë as nuk kishim dëgjuar.
- Kjo ka ndodhur sepse jemi larguar nga vlerat tona, nga vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore.
- Nuk ka nevojë ta kërkojmë zgjidhjen diku tjetër. Zgjidhja e vetme është edukimi islam, dituria islame dhe morali islam.
- Djali që braktis nënën dhe babanë e tij nuk është djalë i mirë.
- Nuk ka asnjë justifikim që e arsyeton njeriun të braktisë nënën dhe babanë e tij.
Aljazeera Turkiye