Mexhlisi i Mevludit, ditë gëzimi për besimtarët në Bardhaj

Mexhlisi i Mevludit, ditë gëzimi për besimtarët në Bardhaj

Mexhlisi i Mevludit, ditë gëzimi për besimtarët në Bardhaj

Ditën e shtunë, më 19 shtator 2026, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Mevludi Sherifit, Myftinia Shkodër organizoi një tubim me vlerë në xhaminë e fshatit Bardhaj.

Në fjalën hapëse, imami i xhamisë, H. Ilir Dizdari, falënderoi pjesëmarrësit dhe u lut që kjo traditë e trashëguar ndër shekuj, të ripërtërihet ndër breznitë e reja, si dëshmi e dashnisë për Hz. Muhammedin (alejhis-selam).

Në ligjëratën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vlerësoi këto tubime si dëshmi e lidhjes së brezave muslimanë, në çdo cep të globit, me emrin dhe mesazhin universal të Hz. Muhammedit (alejhis-selam), si udhërrëfyesi i njerëzimit në çdo kohë e situatë.

“A na do neve i Dërguari i Allahut?”, ishte ligjërata e mbajtur nga teologu Ervil Kuçi, i cili solli shembuj të ndryshëm, nëpërmjet të cilëve na shfaqet përherë e më shumë shembulli i njeriut të përkryer në raport me situatat më të vështira e delikate në jetë.

Aktiviteti vijoi me këndimin e salavateve, ilahive dhe disa pjesëve të përzgjedhura nga “Mevludi” i H. Ali Ulqinakut, nga të nderuarit: H. Vehbi Dani, H. Vullnet Pishtari, H. Bujar Hoxhani dhe H. Elsamed Tula.

Me hyrjen e kohës së mesditës, të pranishmit falën së bashku namazin e kohës dhe u lutën për bashkim e vëllazëri, për harmoni e mirëqenie.