Në xhaminë e Vukatanës u përkujtua Lindja e Hz. Muhammedit (a.s)!

Pas 20 vitesh, tubimi i Mevludit në xhaminë e Vukatanës

Paraditën e së dielës, më 20 shtator 2026, në xhaminë e fshatit Vukatanë, u zhvillua një aktivitet me vlerë, në kuadër të tubimeve që Myftinia Shkodër organizon me rastin e Përkujtimit të Lindjes dhe Mesazhit të Hz. Muhammedit (alejhis-selam).

Aktiviteti nisi me leximin e një ashereje nga Kur’ani Famëlartë, nga teologu Alban Kali.

Më pas, imami i xhamisë, H. Vullnet Pishtari, falënderoi pjesëmarrësit, duke theksuar se këto tubime janë dëshmi e nevojës që kemi për të lexuar jetën dhe misionin e Pejgamberit tonë.

Në ligjëratën e rastit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vuri theksin tek rëndësia që ka shtimi i salavatit, si sekreti i dashnisë, që na mban të lidhur pas dritës dhe mesazhit hyjnor, me të cilin u dërgua Hz. Muhammedi (alejhis-selam).

Programi vijoi me këndimin e disa ilahive dhe pjesëve të përzgjedhura të “Mevludit”, të kënduara nga imamët: H. Vehbi Dani, H. Alban Kali, H. Vullnet Pishtari, H. Ahmed Molla, H. Bujar Hoxhani dhe H. Elsamed Tula.

Aktivitetin e zbukuroi edhe pjesëmarrja dhe këndimi i imamit të nderuar, H. Astrit Nikaj, nga Mali i Zi.

Njëkohësisht, H. Vehbi Dani, dha disa këshilla me vlerë për të pranishmit.

Aktiviteti u mbyll me faljen e namazit të mesditës me xhemat.