Jusuf ibn Tashfin

Biri i shkretëtirës, i cili bashkoi Magribin dhe shpëtoi Andaluzinë

Biri i shkretëtirës, i cili bashkoi Magribin dhe shpëtoi Andaluzinë

Jusuf ibn Tashfin

Biri i shkretëtirës, i cili bashkoi Magribin dhe shpëtoi Andaluzinë

Biri i shkretëtirës që udhëhoqi Murabitët

Jusuf ibn Tashfin rridhte nga fiset sahariane të Sanhaxhës, në gjirin e të cilave lindi lëvizja e Murabitëve.

Kjo lëvizje, fillesat e së cilës u udhëhoqën nga Abdullah ibn Jasini, ndërthurte mësimin fetar me organizimin e fiseve, përpara se të shndërrohej në një fuqi të rëndësishme politike dhe ushtarake, udhëheqjen e së cilës e mori më vonë Jusuf ibn Tashfini.

Nga aleanca deri në përfundimin e sundimit të prijësve të grupacioneve (minishteteve)

Pas fitores në betejën e Zallakës, Jusuf ibn Tashfini u kthye në Marok. Më pas, ai dërgoi ushtrinë e tij për të rrëzuar mbretërit e grupacioneve (minishteteve) dhe për t’i bashkuar territoret e tyre me shtetin e tij.

El-Mu’temid ibn Abbad, sundimtari i Ishbilijes (Seviljes), ishte një nga mbështetësit më të shquar të Ibn Tashfinit, por më vonë humbi fronin dhe përfundoi rob te prijësi i murabitëve.

Zallaka – Humbja e Alfonsit 6-të

Jusuf ibn Tashfini marshoi drejt Andaluzisë në krye të ushtrisë së murabitëve dhe u bashkua me forcat e mbretërve të grupacioneve (minishteteve) për t’u përballur me Alfonsin 6-të.

Më 23 tetor 1086, ushtria e bashkuar korri fitore në Betejën e Zallakës, duke i shkaktuar një humbje të rëndë forcave kastiliane.

Prijësit fisnorë dhe dijetarët në administrimin e shtetit

Jusufi ibn Tashfini u mbështet te prijësit fisnorë dhe dijetarët për administrimin e shtetit të Murabitëve, duke përfituar nga pozita dhe ndikimi i tyre në shoqëri, si dhe nga roli që ata luanin në drejtimin e çështjeve shtetërore dhe në organizimin e marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe fiseve.

Mbretërit e Andaluzisë kërkojnë ndihmën e Murabitëve

Alfonsi 6-të shtoi presionin ndaj mbretërve të grupacioneve (minishteteve), pasi përçarjet dhe konfliktet kishin dobësuar mbretëritë e tyre në Andaluzi.

Disa prej tyre iu drejtuan Jusuf ibn Tashfinit duke kërkuar ndihmë, ndërsa të tjerë kishin frikë nga pasojat që mund të sillte ndërhyrja e tij në sundimin e tyre.