Myftiu priti Atasheun e ri për Çështjet Fetare, z. Mehmet Taşcı
Ditën e enjte, më 19 nëntor 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim prezantimi Atasheun e ri për Çështjet Fetare në Ambasadën e Republikës së Turkijes në vendin tonë, z. Mehmet Taşcı.
Gjatë këtij takimi të përzemërt, Myftiu Sytari, pasi i uroi mirëseardhjen në qytetin e Shkodrës Aatasheut, z. Mehmet Taşcı, e njohu atë me një historik të shkurtër të jetës fetare dhe të trashëgimisë islame shekullore në qytetin e Shkodrës.
Nga ana e tij, Atasheu i ri për Çështjet Fetare në Ambasadën Turke vuri theksin te lidhjet e forta dhe të lashta që ekzistojnë mes dy popujve tanë, lidhje që përgjatë shekujve kanë dëshmuar frymën e bashkëpunimit dhe vëllazërisë të ndërtuar mbi bazat e respektit të ndërsjellë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë çështjesh me interes të përbashkët, ku ndër të tjera, Myftiu i Shkodrës kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve të rritet dhe të konsolidohet edhe më tej, për të mirën dhe interesin e përbashkët.









