Ashtu si është bërë traditë e mirë, edhe me rastin e Fitër Bajramit të sivjetshëm, Myftinia Shkodër organizoi ceremoninë tradicionale të pritjes së vizitorëve të ndryshëm.
Ceremonia e pritjes së vizitorëve u zhvillua në xhaminë e Parrucës, ku Myftiu i Shkodrës, së bashku me imamët e nderuar, pritën drejtues të ndryshëm të institucioneve fetare, Bashkisë, Prefekturës, Këshillit të Qarkut, drejtues të forcave të ndryshme politike, deputetë, drejtues të shoqatave islame, intelektualë dhe qytetarë të shumtë që uruan Fitër Bajramin e këtij viti.
Myftinia Shkodër falënderon krejt ata që e nderuan këtë festë të shënuar për mbarë botën islame, si dhe lutet që mirësitë e Zotit, bekimet dhe mëshira e Tij të na përfshijnë të gjithëve.