Të shtunën, më 11 nëntor 2017, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër organizoi në xhaminë Bardhaj një aktivitet me nxënësit e kësaj xhamie dhe nxënësit e kurseve fetare të xhamisë Mes-Myselim.
Drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, gjatë takimit me nxënësit u mbajti një bisedë fetare, ku foli për rëndësinë që ka zhvillimi i mësim-besimit, për njohuritë kryesore të Islamit dhe për edukimin e brezave sipas frymës tradicionale islame, besimit dhe moralit që duhen të karakterizohen me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj Zotit (xh.sh), dashurinë dhe harmoninë më të gjithë njerëzit dhe krijesat e Tij.
Halluni falënderoi mësuesit e dy xhamive Bardhaj dhe Mes-Myselim, z. Ilir Dizdari dhe z. Fatmir Sula për përkushtimin dhe seriozitetin tyre në edukimin e brezave të ri si dhe për gjallërimin e xhamive me veprimtari të larmishme islame.
Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një program me këndime ilahish dhe salavate, konkurs fetar, biseda në mes nxënësve, kojtejl dhe në fund u falë namazi i drekës me xhemat.