Ditën e mërkurë, më 7 dhjetor 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim në vakëfin e lagjes Draçin, ku ditën e xhuma, më 8 dhjetor 2017, do të zhvikkohet ceremonia e gurthemelit të xhamisë së re.
Gjatë inspektimit, Myftiu tregoi për disa gurë varresh të gjetur gjatë gërmimeve në këtë truall të vjetër, që faktojnë më së miri origjinën e tij si vakëf.
Myftiu uroi që xhamia e re të nisë me mbarësi dhe të zbukurojë sa më parë këtë zonë muslimane, të cilës i mungon xhamia prej më shumë se gjysëm shekulli.