Sipas faqes zyrtare të Presidencës së Dy Haremeve të Shenjta në Arabinë Saudite, mësohet se pas 24 viteve ndërprerje, ditën e djeshme, më 7 janar 2018, u kthye falja e imamit në mihrabin e Resulull-llahut (a.s), në xhaminë e madhe të Medines.
Pas vendimit të Presidencës, namazi i parë që u fal pas mihrabit në hapësirat e Raudas Sherife, ishte ai i mesditës, të cilin e drejtoi Shejkh Abdull-llah El-Beixhan Et-Temimi.
Ky veprim bëhet për të lehtësuar qarkullimin e lirshëm të besimtarëve që vijnë për t’i dhënë selam Resulull-llahut (a.s) dhe dy shokëve të tij.