Paraditën e të mërkurës, më 2 maj 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët teologë të qytetit të Shkodrës, me të cilët diskutoi rreth programit të larmishëm të Ramazanit të sivjetshëm.
U diskutua mbi projekt-idenë e zhvillimit të tribunave fetare në prag të fillimit të Ramazanit, duke ndjekur traditën e bukur të vitit që shkoi, ku u organizuan disa aktivitete të larmishme në oborret e xhamive të ndryshme të qytetit dhe fshatit.
U propozuan disa mënyra për shfrytëzimin e medias në favor të mesazheve të këtij Muaji, sikurse u vu theksi edhe te domosdoshmëria e shpërndarjes së botimeve të reja me këtë rast, përfshi kalendarin e agjërimit, përkthimin në shqip të Kur’anit Famëlartë, etj.
Njëkohësisht u dha udhëzim, që hytbeja e xhumasë së kësaj jave në të gjitha xhamitë e Shkodrës të jetë mbi rëndësinë dhe vlerat e Muajit Ramazan dhe përgatitjen për pritjen e tij.