Sipas udhëzimit të Myftiut të Shkodrës, e xhumaja e datës 4 maj 2018 u fokusua te përgatitja e besimtarëve për pritjen e Muajit Ramazan.
Në të gjitha xhamitë e qytetit u mbajtën ligjërata rreth kësaj teme, duke nxitur besimtarët dhe mbarë opinionin drejt paqtimit me Zotin dhe kthimin nga dyert e udhëzimit.
Nga minberi i xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, tha se përgatitja më e mirë për pritjen e Ramazanit është pastrimi i zemrës dhe pajtimi në familje e shoqëri.
Ai tha se, zemra e qetë dhe e pastër nga zilia, smira, xhelozia, urrejtja e paragjykimi, është zemra e paqtë për të cilën ka nevojë shoqëria e jonë, për ta përjetuar si duhet Ramazanin dhe për ta kthyer atë në sistem jete.
Myftiu lajmëroi besimtarët edhe për programin e prag Ramazanit të sivjetshëm, sikurse lajmëroi se të xhumanë e ardhshme, më 11 maj 2018, e xhumaja do të falet për herë të parë pas shumë dekadash në vakëfin e shenjtë të Tabakut, bri xhamisë së Plumbit.