Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e programit të adhurimeve dhe lutjeve të Natës së Kadrit të sivjetshme, sipas këtij lajmërimi:
1. Duaja e Hatmes së Ramazanit 1439.
Në përfundim të leximit të plotë të Kur’anit Famëlartë, Hatmes Sherife, që u zhvillua gjatë gjithë ditëve të Muajit Ramazan, ditën e dielë, më 10 qershor 2018, pas namazit të iqindisë në xhaminë e Parrucës do të bëhet edhe plotësimi i sureve të fundit të xhyzit të 30-të dhe duaja e Hatmes Sherife.
2. Falja e namazit të jacisë me xhematë në xhaminë e Parrucës.
3. Ligjërata e rastit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
4. Falja e namazit të teravisë, shoqëruar me pushime të vogla, dhikre dhe salavate.
5. Pas një pushimi të vogël, pas përfundimit të namazit të teravisë, nis mexhlisi i dhikrit dhe duaja me xhematë.
6. Namazi i tesbihëve.
7. Adhurime dhe lutje individuale deri në kohën e namazit të sabahut.
All-llahu jua pranoftë adhurimet dhe lutjet tuaja!