Paraditën e së enjtes, më 28 qershor 2018, në kuadër të aktiviteteve verore me nxënësit e kurseve të xhamive të Shkodrës, Myftinia Shkodër organizoi aktivitetin sensibilizues me temë: “Toka e jonë, Nëna e jonë! – Së bashku mbrojmë ambientin!”
Aktiviteti u zhvillua në zonën turistike të Shirokës, ku një grup nxënësish kontribuan për pastrimin e bregut të liqenit.
Ndërkohë, teologu Arben Halluni dha edhe një mesazh për mediat e pranishme, duke theksuar se mbrojtja e ambientit dhe natyrës është një thirrje e besimit dhe dëshmi qytetarie.
Ai theksoi se Myftinia Shkodër është e angazhuar prej vitesh në drejtim të promovimit të mesazheve sensibilizuese që nxisin ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e ambientit, duke iu referuar thirrjeve kur’anore dhe haditheve të ndryshme, që na ftojnë drejt kësaj mirësie.