Në kuadër të aktiviteteve verore që Myftinia Shkodër ka planifikuar me nxënësit e kurseve fetare të xhamive tona, ditën e martë, më 3 korrik 2018, një grup i fëmijëve tanë zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit si dhe në xhaminë e Dërgutit, ku falën edhe namazin e mesditës me xhematë.