Paraditën e së enjtes, më 12 korrik 2018, Myftinia Shkodër organizoi një ditë argëtimi me nxënësit e kurseve fetare, në zonën e Rrjollit.
Nën drejtimin e imamëve dhe teologëve Ervil Kuçi dhe Arben Halluni, nxënësit kaluan disa orë të këndshme, plot lojra zbavitëse, not e biseda vëllazërore.
Një këshillë fetare mbajti edhe teologu Arben Halluni, i cili vuri theksin te rëndësia e shfrytëzimit të kohës për aktivitete me dobi dhe në harmoni me natyrën.