Paraditën e së martës, më 10 korrik 2018, një grup nxënësish të kurseve tona fetare zhvilluan në shëtitje të organizuar, si pjesë e aktivitetit: “Gjurmëve të trashëgimisë sonë islame dhe kombëtare”.
Me këtë rast, fëmijët vizituan kalanë Rozafa, gjurmët e xhamisë shekullore të Sulltan Mehmet Fatihut, ambientet e muzeut të kalasë, ku dëgjuan edhe shpjegimet e ciceronit.
Më pas, nxënësit vizituan zonën e trashëgimisë kombëtare te Xhamia e Plumbit dhe vakëfi i Tabakut, ku mësuan shumë të dhëna interesante nga z. Mithat Myftija, si dhe këshillat fetare nga teologu Arben Halluni.