Më 27 tetor 1995, në qytetin e Shkodrës, u inaugurua Xhamia e Madhe e Fushë Çelës, që u zbukurua me emrin e sahabiut të dashur, Hz. Ebu Bekër (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij).
Xhamia u ringrit mbi vakëfin e vjetër, dhuruar dekada më parë nga i nderuari Çelë Zylyftari, rahmet pastë.
Xhamia aktuale është kontribut i familjes saudite Ez-Zamil, All-llahu i shpërbleftë me mirësitë dhe bekimet e tij.
Disa prej imamëve, vaizëve dhe hatibëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë xhami të re, nga dita e inaugurimit dhe deri sot, në përvjetorin e saj të 23-të:
H. Faik Hoxha, Mr. Muhidin Ahmeti, Hfz. Etem Haliti, teologu Sokol Mandi, teologu Ylli Buraniqi, Imam Ndriçim Sulejmani, teologu Idmir Plaku, teologu Gilman Kazazi, teologu Altin Nikshiqi, etj.
Mirënjohje dhe respekt për imamët tanë të dashur, besimtarët frekuentues dhe kontribuesit për mirëmbajtjen dhe gjallërimin e kësaj xhamie, pjesë e pandarë e pasaportës së qytetit tonë!