Paraditën e së hënës, më 12 nëntor 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim pune, Kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Islam Hoxha, që shoqërohej edhe nga Myftiu i Tropojës, z. Eduart Demiraj.
Gjatë takimit, Myftiu bëri një prezantim të aktivitetit të Myftinisë Shkodër për vitin 2018, duke u bazuar tek disa prej aspekteve të këtij aktiviteti, si: jeta fetare e xhamive, ana ekonomike, çështja e pronave dhe shfrytëzimi i tyre, ndërtimi i xhamive të reja, marrëdhëniet ndërfetare, marrëdhëniet me institucionet e natyrshme vendore, mediat, botimet periodike, si: Buletini i përvitshëm, gazeta “Udha Islame”, përmbledhjet e ligjëratave dhe konferencave, etj.
Myftiu informoi vizitorët edhe përpërfundimin e ciklit të parë të ligjëratave 11 ditore me temë: “Resulull-llahu (a.s.) – shembulli më i përsosur”, si dhe programin e përgatitur me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s.).
Nga ana e tij, z. Hoxha u interesua për aktivitetin e Myftinisë Shkodër në rang lokal, për gjallërimin e xhamive, problematikat e vakëfit, sikurse përgëzoi Myftininë e Shkodrës për aktivitetin e gjerë, aktivizimin e kuadrit fetar, gjallërimin e jetës fetare nëpërmjet ligjëratave të përjavshme dhe aktiviteteve në përgjithësi.