Myftiu priti drejtorin e Fondacionit “Mirësia”

Myftiu priti drejtorin e Fondacionit "Mirësia"

Myftiu priti drejtorin e Fondacionit “Mirësia”

Paraditën e së enjtes, më 1 tetor 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim pune, drejtorin e Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja.

Në qendër të vëmendjes ishte bashkëpunimi në rrugën e realizimit të projekteve të përbashkëta, të nisura nga viti i kaluar, si dhe vazhdimësia e këtij bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Myftiu i Shkodrës e falënderoi z. Kaja për projektet me dobi që Fondacioni “Mirësia” zhvillon në krejt vendin tonë, veçanërisht në zonën e Veriut.

U diskutua edhe për aktivitetin e ditës së shtunë, më 3 tetor 2026, ku në orën 18.00, në teatrin “Migjeni”, Myftinia Shkodër organizon një “Mbrëmje Salavatesh”, me të ftuar specialë dhe plot të papritura të këndshme për pjesëmarrësit.