Pasdrekën e së xhumasë, më 14 dhjetor 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Sh.T.Z. Murat Ahmet Yörük.
Gjatë takimit, Myftiu e uroi ambasadorin për vizitën që po zhvillon sot në Shkodër, sikurse shprehu mirënjohjen e tij të përsëritur për kontributet e shtetit turk për Shkodrën, sidomos me rastin e përmbytjes së fundit.
Myftiu vlerësoi se, marrëdhëniet e dy popujve tanë qëndrojnë mbi themele të forta, që sa vijnë e forcohen, sidomos me rritjen e bashkëpunimeve të ndryshme, në fusha të shumta.
Ambasadori i Turqisë, theksoi se, ditën e sotme ka planifikuar këtë vizitë protokollare në disa institucione të Shkodrës, si: Bashkia, Rektorati i Universitetit, Myftinia, Medreseja, etj.
Ai tha se, kontributet turke për Shkodrën do të rriten, sidomos në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për problemin e përmbytjeve, por jo vetëm.
Në këtë vizitë, ambasadori turk shoqërohej edhe nga atasheu i ri për çështjet fetare, si dhe drejtori i Qendrës “Junus Emre” për Shkodrën.