Aktiviteti i radhës “Të mësojmë dhe argëtohemi” në xhaminë Velinaj

Të mërkurën, më 26 dhjetor 2018, sektori  i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër organizoi në xhaminë Velinaj aktivitetin e radhës me temë: “Të mësojmë dhe të argëtohemi” me nxënësit e kësaj xhamie dhe nxënësit e kurseve fetare të xhamisë Muriqan.

Në këtë aktivitet mori pjesë dhe drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, i cili gjatë takimit me ta u mbajti një bisedë fetare, ku foli për vlerën që ka zhvillimi i mësim-besimit,  për njohuritë kryesore të Islamit  dhe për edukimin e brezave sipas frymës tradicionale islame, besimit dhe moralit që duhen të karakterizohen me përkushtimin  ndaj Zotit (xh.sh), dashurinë dhe harmoninë më të gjithë njerëzit e krijesat e Tij.

Teologu Halluni falënderoi mësuesit e dy xhamive Velinaj dhe Alimetaj, Nebi Alia dhe Lulzim Beqiri për angazhimin dhe seriozitetin tyre në edukimin e brezave të ri si dhe për gjallërimin e xhamive  me veprimtari të ndryshme islame.

Sipas programit të aktivitetit u zhvillua një konkurs fetar, koktejl, si dhe lojëra sportive.