Ditën e hënë, më 24 dhjetor 2018, gjatë qëndrimit në Medinen e Ndriçuar, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim të përzemërt me studentët shqiptarë, që ndjekin studimet teologjike në Universitetin Islam të Medines.
Me këtë rast, Myftiu mbajti edhe një ligjëratë, ku u përqendrua tek vlera e madhe e pozitës së kërkuesit të dijes dhe domisdoshmërisë së pajisjes me durim dhe vullnet për mbërritjen tek dyert e suksesit.
Gjithashtu u ndal tek sfidat e ndryshme me të cilat përballet shoqëria shiptare dhe Thirrja Islame në vendin tonë, si dhe pozicionimin e thirrësve islamë në këtë çështje.
Myftiu tha se, përtej dijes që mund të fitojmë në jetë, është urtësia ajo, që e vulos atë.
Ai dha edhe disa mendime e këshilla për studentët, duke uruar që të kenë suksese dhe të kthehen në vendlindje si fenerë udhëzimi dhe përhapës të dritës së besimit dhe vlerave të tij.
Më herët, Myftiu vizitoi edhe Universitetin Islam të Medines dhe bibliotekën qendrore të tij.