Inspektohen vakëfet për dy xhami të reja

Ditën e hënë, më 13 qershor 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ka inspektuar nga afër vendet, ku do të nis puna për ndërtimin e dy xhamive të reja; në Bërdicë të Mesme dhe në Shtuf.

Pas miratimit të bërë nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pritet që të fillojnë punimet për dy xhamitë e reja, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

Myftiu dhe stafi i tij, sëbashku me përfaqësuesin e AIITC, z. Rasim Zekaj, panë nga afër hapësirat e mundshme për zbatimin e dy projekteve të reja, që do të mundësojnë zbukurimin e Shkodrës edhe me dy xhami të reja, shumë të nevojshme për besimtarët muslimanë.

Me mbarësinë e All-llahut, Myftinia Shkodër, ju fton të merrni pjesë në hedhjen e themeleve për xhaminë e re në fshatin Bërdicë e Mesme, ditën e xhuma, më 17 qershor 2016, ora: 12.00.