Pasditen e së enjtes, më 30 maj 2019, teologet dhe vaizet e nderuara, znj. Zamira Puka dhe znj. Ferzet Ndoja ishin të ftuara në emisionin “Pasdite në Tv1” të gazetares Sidola Osja për të diskutuar mbi rëndësinë dhe mirësinë e Natës së Kadrit.
Përmes bashkëbisedimit të ngrohtë, të dy teologet hodhën dritë mbi madhështinë e kësaj Nate të Begatë, për të cilën në Kur’an ka edhe një sure të veçantë me emrin “El-Kadr”.
Ato shpjeguan kuptimet e kësaj Nate dhe adhurimit në të, që sikurse përmendet edhe në Kur’anin Famëlartë: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.”.
Teologet e nderuara, përmes argumenteve nga Kur’ani dhe Tradita Profetike, shpjeguan dhe përcollën për teleshikuesit mirësitë e Natës së Kadrit dhe çfarë duhet të bëjë një besimtar me rastin e kësaj Nate të Begatë.
Nata e Kadrit është nata e 27 e muajit Ramazan dhe këtë vit i bie të jetë, ditën e xhuma, më 31 maj 2019.