Ditën e xhuma, më 17 qershor 2016, u zhvillua ceremonia simbolike e përcaktimit të kibles dhe fillimit të punimeve për xhaminë e re në fshatin Bërdicë e Mesme.
Myftinia Shkodër dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), u angazhuan për të mbërritur në këtë ditë të lumtur për mbarë komunitetin.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, përfaqësuesi i AIITC, z. Alban Kodra, administratori i zonës, z. Aleksandër Pashuku, imamë dhe dhe besimtarë të zonës, që ndanë bashkarisht mesazhet uruese me rastin e këtij momenti të gëzuar për fshatin dhe mbarë bashkësinë islame të Shkodrës.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër, shpreh falënderimet e saj për AIITC, administratën e zonës Bërdicë, Bashkinë Shkodër dhe në mënyrë të veçantë për Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për miratimin e fillimit të punimeve për këtë xhami të re në këtë Muaj të begatë të Ramazanit.