Paraditën e së shtunës, më 7 shtator 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një inspektim për të parë punimet që po kryhen për meremetimin e xhamisë së fshatit Boks, në zonën e Postribës.
Njëkohësisht, Myftiu ndoqi edhe një orë mësimi nga kursi i fundjavës, që zhvillohet në këtë xhami me fëmijët e fshatit, sipas programit të paracaktuar.
Myftiu falënderoi imamin e xhamisë, H. Agim Hoxha, sikurse uroi të pranishmit në kursin e Kur’anit për arritjet e tyre, përherë në rritje.
Meremetimet e xhamisë së fshatit Boks po realizohen në vazhdën e marrëveshjes së Myftinisë Shkodër me Shoqatën “Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi”.