Ditën e shtunë, më 21 shtator 2019, Myftinia Shkodër zhvilloi aktivitetin tradicional: “Përjetime Haxhi 1440/2019”, në nderim të haxhilerëve të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, që këtë vit kryen adhurimin e haxhit në vendet e shenjta.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, imamë e këshilltarë, haxhilerë ndër vite dhe haxhilerët e këtij viti.
Në mesazhet e dhëna nga teologët e nderuar, Altin Nikshiqi, Lavdrim Hamja, Arben Halluni, Ervil Kuçi, Vullnet Bega, si dhe haxhilerët e nderuar, H. Skënder Dizdari, H. Hadi Hoxha dhe H. Adem Zenelaj, u vlerësuan momentet më të spikatura të udhëtimit të mrekullueshëm të Haxhit 1440/2019, si dhe emocionet e shumta të këtij udhëtimi të paharruar.
Më herët, Myftiu i Shkodrës dhe ai i Malësisë së Madhe, dhanë mesazhet e tyre drejtuar haxhilerëve të këtij viti, si dhe urimet e përzemërta për pranimin e tij.