Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Muajit Ramazan 1437/2016, Myftinia Shkodër organizoi një Mbrëmje Fetare në xhaminë e lagjes Zogaj.
I pranishëm ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili iu drejtua të pranishëmve me një këshillë fetare.
Më parë, teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”, mbajti një fjalë, dha disa udhëzime të dobishme për shfrytëzimin e duhur që duhet t’i bëjmë ditëve të mbetura të Ramazanit.
Të pranishmit kaluan momente të këndshme edhe në shoqërinë e bashkëbisedimeve vëllazërore, iftarit të përbashkët dhe namazit të akshamit me xhemat.