Ditën e xhuma, më 24 qershor 2016, U zhvillua ceremonia simbolike e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Shtuf, Ana e Malit.
Xhamia e re vjen si bashkëpunim i Myftinisë Shkodër me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.
Xhamia e re po ndërtohet mbi vakëfin e dhuruar nga z. Arfi Hoxha, që pati mirësinë të bëjë këtë bamirësi të madhe për komunitetin, pikërisht në Muajin Ramazan, ku edhe shpërblimi i All-llahut për vepra të tilla shumëfishohet.
Ceremonia u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, nga Administratoti i Njësisë Administrative Ana e Malit, z. Arben Ceni, si dhe z. Alban Kodra, përfaqësues i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.
Pas përcaktimit të kibles, Mytftiu bëri duanë e rastit dhe uroi mbarësi për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Shtuf, Ana e Malit.