Sikurse edhe ishte lajmëruar më parë, ditën e shtunë, më 19 tetor 2019, Myftinia Shkodër organizoi seminarin me temë: “Thirrësi islam, garanci e sigurisë dhe paqes në shoqëri”, ku i ftuar special ishte mendimtari i shquar islam damasken, Dr. Salahudin Ahmed Keftaro.
Të pranishëm në këtë seminar ishin imamë, teologë, vaizë e vaize nga Shkodra, Malësia e Madhe, Tetova dhe Tirana, që me interesim të madh ndoqën këshillat e dobishme të ligjëruesit të mirënjohur, personalitetit të shquar islam, Dr. Salahudin Ahmed Keftaro.
Gjatë këtij aktiviteti me vlerë u vu theksi te nevoja e bashkimit të energjive për të punuar me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për përhapjen e Islamit të pastër, të zhveshur nga çdo tendencë përçarëse dhe përpjekje për të ndaluar bashkimin e përvojave, aftësitë dhe mundësitë e bashkëpunimit, si një dirë e vetme, siç urdhëron Kur’ani dhe Hz. Muhanmedi (a.s.).