Paraditën e së dielës, më 20 tetor 2019, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet me dobi, ku Dr. Salahudin Ahmed Keftaro ligjëroi përpara një auditori të përzgjedhur me të rinj e të reja muslimanë të Shkodrës.
Në qendër të këtij takimi ishin këshillat e urta, me të cilat, Dr. Keftaro iu drejtua të pranishëmve, duke i ftuar që ta jetojnë fenë e tyre me krenari legjitime dhe të zgjohen nga realitetet e zymta, në të cilat Islami akuzohet për terrorizëm e ekstremizëm, duke e paraqitur fenë në realitetet e jetuara, me mëshirë, dije e moral.
Ai tha se Islami e ka nderuar femrën dhe e ka ngritur lart pozitën e saj dhe se, femra muslimane duhet të lexojë si duhet ajetet e sureve që lidhen të drejtat dhe pozitën e saj, për të kuptuar se në Islam ajo është nënë e nderuar, motër e mbrojtur, bijë fisnike, bashkëshorte edukatore.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga myftilerët e nderuar, Imam Muhamed B. Sytari dhe H. Edmir Smajlaj.