Paraditën e së hënës, më 18 nëntor 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilloi një inspektim për të parë nga afër gjendjen e punimeve që po kryhen për realizimin e projektit për xhaminë e re në fshatin Shirq.
Gjatë inspektimit u dhanë udhëzimet e duhura për pjesën e mbetur të punimeve, në prag të përurimit të xhamisë së re, që ishte më se e donosdoshme për besimtarët e kësaj zone, aq më tepër që xhamia e vjetër ishte amortizuar për shkak të përbytjeve dhe dëmeve të pësuara viteve të fundit.
Myftiu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vlefshëm me fondacionin “Mirësia” dhe njëkohësisht tha se brenda një kohe të shkurtër do të zhvillohet edhe ceremonia e përurimit të kësaj xhamie të re.
Xhamia e re e fshatit Shirq po ndërtohet me donacionin bamirës të një familjeje të nderuar nga Shteti i Kuvajtit.