Mbrëmjen e së enjtes, më 12 dhjetor 2019, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet përkujtimor, me rastin e hapjes së xhamisë së “Dy Vajzave”, në vakëfin e Shaban efendisë.
Aktiviteti nisi me shfaqjen e një materiali të përgatitur me momentet më të spikatura të veprimtarisë së kësaj xhamie, në 5 vitet e para të aktivitetit të saj.
Më pas, imami i xhamisë së “Dy Vajzave”, teologu Lavdrim Hamja, mbajti një fjalë, ku vlerësoi aktivitetin e këtyre pesë viteve, sikurse falënderoi donatorin dhe krejt kontribuesit për plotësimin e klsaj xhamie deri në këtë pamje që ka sot.
Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili falënderoi kontributin e ing. Ahmed Esh-Shaia nga Kuvajti, sikurse vlerësoi kontributet e mëdha të Shtetit të Kuvajtit, si një shembull për t’u ndjekur në bamirësi e solidaritet me mbarë njerëzimin.
Myftiu shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e madh të ish-drejtorit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj, për realizimin e këtij projekti me vlerë për Shkodrën.
Njëkohësisht falënderoi imamin e xhamisë, muezinin, këshillin e kësaj xhamie dhe xhematin e saj për angazhimin e vazhdueshëm për ta bërë këtë xhami sa më të dashur e funksionale për shtresat e ndryshme të shoqërisë.
Një ligjëratë me vlerë, titulluar: “Xhamia dhe sfidat e kohës”, mbajti imami i xhamisë “Ebu Bekër”, në Fushë Çelë, teologu Idmir Plaku.
Imami i nderuar vlerësoi rëndësinë që ka xhamia në jetën e muslimanëve, rolin e imamit si prijës elitar dhe domosdoshmërinë e xhematit cilësor, që di të respektojë traditat dhe që distancohet nga rrymat e dëmshme, trendet joetike dhe që punon pandërprerje për të mirën në komunitet.
Për të pranishmit u shpërnda literaturë islame, sikurse u fal edhe namazi i jacisë me xhematë.
Aktiviteti “live në facebook”:
Myftinia Shkodër, 12 dhjetor 2019Aktiviteti përkujtimor me rastin e 5 vjetorit të hapjes së Xhamisë së "Dy Vajzave".
Posted by Myftinia Shkodër on Khamis, 12 Disember 2019