Ditën e xhuma, më 20 mars 2020, në kuadër të aktiviteteve dhe ligjëratave të Tre Muajve të Mirë, si dhe në kushtet e imponimit të qarkullimit të kufizuar dhe anullimit të tubimeve fetare nëpër xhami për shkak të pandemisë së re që ka pllakuar botën, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare, ku nëpërmjet faqes zyrtare në fb, teologu Lavdrim Hamja imam i xhamisë së Dy Vajzave, mbajti një ligjëratë me dobime rastin e Natës së Madhe të Israsë dhe Miraxhit.
Imami i nderuar shpjegoi domethënien dhe peshën historike të kësaj ndodhie shumëdimensionale, që kulmoi me obligimin e pesë namazeve ditore, si ajka e adhurimeve në Islam.
Ai shpjegoi se Israja dhe Miraxhi ishte një çlirim për të Dërguarin e All-llahut dhe muslimanët, si dhe një moment, ku të gjithë pejgamberët u mblodhën së bashku, për t’u dëshmuar se Thirrja e Zotit është Një dhe se, udhëzimet e fesë kanë për qëllim edhe afrimin e njeriut me vëllanë e tij njeri.
“E përkujtojmë këtë mrekulli për mësimet e saj të mëdha, për mesazhet që na përcjell! – theksoi ligjëruesi i nderuar.