Ligjëratat ditore, udhëzim dhe këshilla me dobi për besimtarët

Në kushtet e pezullimit të tubimeve të ndryshme fetare, në kushtet e përhapjes së pandemisë së re në rrafsh botëror, Myftinia Shkodër ka përgatitur një plan të ngjeshur me ligjërata dhe mesazhe të përditshme fetare, nëpërmjet të cilave, imamët e nderuar i drejtohen besimtarëve për durim dhe shpresë, për lutje dhe ruajtjen e frymës së besimit të palëkundur në mëshirën e All-llahut të Madhëruar.

Çdo ditë, në orën 10.00, besimtarët kanë mundësi të ndjekin drejtpërdrejt online nëpërmjet faqes zyrtare në fb, mesazhin e ditës, që jep Myftinia Shkodër nëpërmjet imamëve të saj, me qëllim që të ruhet lidhja e besimtarëve me imamët e tyre dhe përfitimit nga këshillat dhe urtësitë e fesë islame, edhe në kushtet e situatës që kalojmë.

Programi i ligjëratave online për periudhën 23-31 mars 2020, ka një larmi tematikash, që trajtohen nga imamët tanë, duke udhëzuar besimtarët drejt ruajtjes së ekuilibrave të fesë në kushtet e reja, si dhe shfrytëzimin e kohës për të përsosur adhurimet ditore.

Gjatë kësaj periudhe kanë ligjëruar dhe do të japin këshillat e tyre, imamët e nderuar: H. Durim Kasemi, H. Adem Pizga, H. Altin Nikshiqi, H. Naim Drijaj, H. Gilman Kazazi, H. Fejzi Zaganjori, H. Idmir Plaku dhe H. Ruzhdi Plangaj.

Programi i ligjëratave online do të vazhdojë edhe gjatë muajit prill, sipas programit të përcaktuar nga Myftinia Shkodër, që do të publikohet gjatë ditëve në vijim.

Ligjëratat filmohen dhe publikohen edhe në faqen zyrtare të Myfrinisë Shkodër në youtube.

Youtube: MYFTINIASHKODER1990