Njoftim për faljen e xhumasë dhe Fitër Bajramit

Sipas udhëzimit zyrtar të Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, nr. 240 Prot., datë: 18.5.2020, për rifillimin e aktivitetit fetar në xhami, ju bëjmë me dije se:

– Duke nisur nga dita e nesërme, datë 22.5.2020 dhe në vazhdim do të fillojë falja e namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit.

– Dita e diel, më 24.5.2020, është dita e parë e Fitër Bajramit. Ceremonia e Fitër Bajramit do të zhvillohet nëpër xhamia, nga ora: 5.30, ndërsa Falja e namazit të Fitër Bajramit bëhet në orën: 6.00.

– Ceremonia e pritjes tradicionale të vizitorëve zhvillohet në xhaminë e Parrucës, nga ora: 9-10.30.

– Sadekatul-Fitri dhe fidja për këtë vit janë 300 lekë të reja.

Myftinia Shkodër ju uron: Agjërim të pranuar dhe me zemër të mirë Fitër Bajramin!