Sjellja e Mehmet Fatihut me të krishterët e mundur të Kostandinopojës

“Sulltani u dha liri krishterëve për të mbajtur simbolet e tyre fetare dhe të drejtën e zgjedhjes së udhëheqësve të tyre fetar, të cilët kishin të drejtë të gjykonin në çështjet qytetare.

Këtë të drejtë ua dha edhe njerëzve të kishës në krahinat e tjera, por në të njëjtën kohë ua obligoi që të gjithëve haraçin (pagesën e xhizjes).

Historiani anglez Eduard Sheperd Kris në librin e tij “Historia e turqve osmanë”, për shkak të zilisë dhe urrejtjes që ka ndaj çlirimit të lavdishëm islam, u përpoq ta njollosë realitetin e çlirimit osman të Kostandinopojës, duke e përshkruar Sulltan Mehmet Fatihun me cilësi jo të mira.

Edhe “Enciklopedia Amerikane” e botuar më 1980 g. u ndikua nga shpifjet e urrejtjes kryqtare kundër Islamit dhe pretendon se Sulltan Mehmeti i robëroi shumicën e të krishterëve të Kostandinopojës, e pastaj i dërgoi në treg të robërve në qytetin Ederne për t’i shitur.

Realiteti i pastër historik thotë: Sulltan Mehmet Fatihu i trajtoi banorët e Kostandinopojës me mëshirë, i urdhëroi ushtarët të sillen mirë me ta dhe t’i trajtojnë butësisht të burgosurit. Shumë prej të robëruarve i liroi duke paguar me pasurinë e tij personale, e veçanërisht princërit e Greqisë, njerëzit e fesë. U takua me peshkopët, ua zbuti frikën dhe i qetësoi duke iu garantuar se do t’ua ruajë besimin, simbolet dhe objektet e tyre të adhurimit. … Trajtimi i të krishterëve ishte i zhveshur nga çdo formë e fanatizmit dhe padrejtësisë. Osmanët asnjëherë nuk kanë menduar t’u bëjnë trysni të krishterëve për shkak të fesë së tyre.

Shfaqja e faljes dhe tolerancës nga ana e Sulltanit Mehmet Fatihut ndaj të krishterëve të Kostandinopojës, nuk ishte tjetër veç se shtytje nga zbatimi i Islamit Madhështor, duke pasuar Pejgamberin Fisnik (a.s.) dhe kalifët e udhëzuar pas tij, faqet e historisë së të cilëve janë të mbushura me falje, tolerancë dhe fisnikëri ndaj armiqve.

✒ Dr. Muhammed Ali Salabi, “Perandoria osmane, faktorët e ngritjes dhe rënies së saj”, përkthyer në shqip nga Bahri Curri, Jahja Hondozi dhe Behxhet Behrami, botuar nga Sh.B. Fjala e bukur, Prishtinë, 2009, f. 129-130.