“Perandoria Osmane si shtet multietnik, multifetar, multi gjuhësor dhe kulturor i kushtoi vëmendje të posaçme bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe harmonisë midis nënshtetasve të saj.
Fermanet sulltanorë mendoj se janë një dëshmi e pakontestueshme që tregojnë qartë që megjithëse shteti osman ishte në pozitat e sunduesit, tregoi interesimin dhe tolerancën e duhur ndaj nënshtetasve të vet të besimit jo musliman.
Kjo politikë e ka zanafillën e saj që kur Sulltan Mehmeti i 2-të sapo pushtoi Stambollin i njohu Patrikanës Ortodokse pamvarësinë dhe lirinë e ushtrimit të riteve fetare.
Pas rënies së Stambollit, nga vendet përreth erdhën shumë të deleguar për të përgëzuar Mehmetin e 2-të për fitoren. Në këtë kohë erdhi edhe Patriku Grek i Jeruzalemit, Atanasjas, me priftërinjtë për t’i kërkuar liritë e tyre.
Për këtë arsye Mehmeti i 2-të nxorri një ferman me anë të të cilit ndalonte çdo njeri që të përzihej në ritet, kishat dhe vendet e tyre të pelegrinazhit.
…
Tolerancën e shtetit Osman ndaj popullsive dhe grupeve jo muslimane e tregon edhe fakti që emrat dhe fetë e vendeve ballkanike vazhduan të egzistonin gjatë gjithë sundimit Osman.
Osmanët i kishin njohur edhe zyrtarisht besimet fetare të popujve të këtyre vendeve. Shteti osman ishte i vetmi organizëm politik i cili në periudhën mesjetare dhe më vonë i kishte njohur zyrtarisht tri fetë monoteiste (islame, krishtërimin, judaizmin) dhe bëri të mundur bashkëjetesën në harmoni të tyre dhe të nëngrupeve etnike dhe fetare.”
🖋 Dr. Nezir Bata (Universiteti i Tiranës), “Fermanet sulltanore dëshmi e tolerancës ndërfetare në shtetin osman”, botuar në përmbledhjen me titull: “Nga perandoria osmane në Shqipëri e shkruam historinë me tolerancë…”, botim i TIKA, Tiranë, 2005, f. 66.