“E vërteta është që Perandoria Osmane ka njohur zyrtarisht disa prej ndryshimeve themelore të tjetrit…
Njihej ligjërisht dallimi fetar dhe autonomia e institucioneve të besimit tjetër, të krishterë. Me njohjen e ndryshimit, pranimit të tij, fillon toleranca.
Toleranca ka shkallë të tjera. Një prej tyre do të shprehej në pyetjen njohja e ndryshimit a ishte vërtetë dhe shprehje e ndryshimit dhe barazisë në ndryshim?
Kësaj pyetje nuk mund t’i jepet një përgjigje pasuese e katërciptë, po ashtu dhe mohuese. Në koleksionin e fermaneve të Shqipërisë ka me dhjetra dekrete që mbrojnë pasuritë e të krishterëve. E shohim në fermanin e sulltanit të vitit 1699 që i drejtohet priftit dhe kadiut të Delvinës mbi marrjen e masave ndaj personave që ndërhyjnë në pronat e kishës së Delvinës…
Kjo tolerancë fetare brenda këtyre fermaneve nuk shprehet vetëm në raportet e vendosura me klerin ortodoks po dhe atë katolik.
Në mjaft fermanë flitet për urdhëra të lëshuar për ndërtim kishash katolike në qytete të ndryshme, si Durrës, Prevezë, Shkodër, etj.
Me mjaft interes është korrespondenca e sulltanit me ipeshkëvin e Shkodrës për ndërtim manastiri në Shkodër, për ndërtimin e katedrales, për ngritjen e një instituti françeskan po në këtë qytet.
Është për t’u çuditur se korrespondenca është bërë në dy gjuhë, atë osmane dhe italiane.”
📌 Prof. Dr. Kallopi Naska, “Fermanët sulltanorë si forma të dhënies së të drejtës ndër shqiptarët”, botuar në përmbledhjen me titull: “Nga Perandoria Osmane në Shqipëri e shkruam historinë me tolerancë…”, botim i TIKA, Tiranë, 2005, f. 38-39.