Sërish u mblodhëm tek Xhamia e Plumbit
Sërish u mblodhëm tek Xhamia e Plumbit. Ajo, në madhështinë e Saj, hijerëndë e plot dritë e rrezatim historie, qëndron stoike, me heshtjen e shekujve plot besim e përkushtim burrash e nanash besimtare mbi supe, si pelerinë Lavdi mbi supe…
Sërish, emri e gjurma e Hafiz Sabri Koçit, rinisë shkodrane dhe besimtarëve qëndrestarë, u kthyen në frymëzim që derdhet mbi ne, si lumë bekimesh e mëshire të pallogaritur…
Nesër, dielli lind më 16 nëntor…, si një dëshmi hyjnore e triumfit të natyrshëm e të patjetërsueshëm të Dritës së besimit mbi krejt errësirat..!
Allahu ekber!
Imam Muhamed B. Sytari
Në orbitën e rimëkëmbjes, më 15/11/2025
www.instagram.com/muhamed.sytari

