Autoritetet saudite bënë të ditur, të martën, më 22 shtator 2020, rikthimin e përshkallëzuar të Umres, pas një ndalese rreth 7 muaj, duke nisur fillimisht me shtetasit sauditë dhe rezidentët në Mbretërinë Saudite, nga data 4 tetor 2020.
Më pas nis pritja e atyre që dëshirojnë të kryejnë Umren nga vendet e tjera të botës, nga fillimi i nëntorit 2020, sipas një plani në katër faza, që përkon edhe me masat shëndetësore për ndalimin e përhapjes së virusit korona.