Ditën e mërkurë, më 2 dhjetor 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, z. Korab Kaja, drejtor i Fondacionit “Mirësia”.
Gjatë takimit të përzemërt, u diskutua rreth disa projekteve bamirëse, që Myftinia Shkodër ka në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia”, duke konfirmuar vullnetin e mirë të bashkëpunimit për të mirën e komunitetit.
Me mbarësinë e Allahut, do të nisë puna për ndërtimin e një qendre të re kulturore, si pjesë e angazhimit të Myftinisë Shkodër për pajisjen e xhamive kryesore me qendra kulturore që i shërbejnë komunitetit të besimtarëve dhe më gjerë.
Prej vitesh, Fondacioni “Mirësia” ka kontribuuar për ndërtimin e shumë xhamive, qendrave kulturore, shtëpive të banimit dhe ka mbështetur me ndihma të llojllojshme komunitete të shumta në nevojë.
Për këtë, Myftinia Shkodër ka shprehur mirënjohjen e saj për këto vepra të vlefshme që kanë gjallëruar jetën e komuniteteve ku janë zbatuar.