Ditën e shtunë, më 28 nëntor 2020, përfaqësues të Myftinisë Shkodër, H. Fejzi Zaganjori dhe teologu Lavdrim Hamja, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar, të organizuar nga Bashkia Shkodër.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë autoritete lokale dhe fetare. Pas përshëndetjeve të rastit, nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, komunitetet fetare, bënë një lutje të përbashkët nën drejtimin e H. Fejzi Zaganjorit, duke u lutur për shpirtrat e firmëtarëve të Pavarësisë dhe dëshmorëve të kombit, të cilët sakrifikuan çdo gjë, për këto troje dhe këtë vend të bekuar.
Myftinia Shkodër, uron mbarë shqiptarët, kudo që ndodhen: Gëzuar 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, ditës së Pavarësisë së kombit shqiptar!