Në Tetovë promovohet libri “Ve alejkes-Selam”

Pasditen e së enjtes, më 25 mars 2021, Shtëpia botuese ASR, nën ombrellën e Fondacionit ASR mbajti promovimin e botimit të dytë të librit: “Ve alejkes-Selam…”, të myftiut të Shkodrës,  Imam Muhamed B. Sytari

Ky aktivitet i begatë u zhvillua në qytetit të Tetovës dhe në të morën pjesë intelektualë, miq dhe studiues, kjo duke respektuar dhe ndjekur masat mbrojtëse të situatës pandemike. Mysafir nderi ishte edhe koordinatori i Medresesë së Luginës së Preshevës, prof. Ismail ef. Halimi së bashku me prof. Lulzim ef. Hasanin.

Hapja e programit u bë me lexim të një pjese kuranore nga hoxha dhe muhafizi i Shkupit, Miftar ef. Islami. Pastaj fjalën e mori udhëheqësi i programit z. Imran Mehmedali, i cili me prezantoi biografinë e begatë të myftiut të Shkodrës, imam Muhamed B. Sytari.

Fjalën vijuesi e mori drejtori gjeneral i Fondacionit ASR, hoxha dhe muhafizi i Tetovës, Abdurrahman ef. Asllani, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e myftiut Sytari.

Më tej aktiviteti vijoi me vlerësimin kritik të librit nga këndvështrimi i prof. dr. Jeton Shasivarit, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore, pastaj  mori fjalën prof. dr. Xhahid Bushati, kritiku letrar, shkrimtar dhe poeti i njohur shkodran.

Në fund fjalën e mori myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili me fjalët dhe këshillat e tija të arta la mbresa të thella tek të pranishmit. Pas fjalimit të tij dhe në fund të programit, Myftiu bëri edhe nënshkrimin e librit për dashamirët e tij.

Pas promovimit të librit, myftiu i Shkodrës së bashku me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij vizituan objektin e Fondacionit ASR. Vizitën e tyre të trojeve të këtejme e përmbyllën me zijaretin e muhafizit më të madh të shqiptarisë, mulla Mahmud ef. Asllanit.

Shtëpia botuese ASR për këtë emnesë të madhe përjetësisht i është falënderuese myftiut Sytari për bashkëpunimin e tij vëllazëror dhe respektin e tij të madh. Gjithashtu falënderojmë edhe gjithë të pranishmit si dhe kontribuuesit për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti!

(Me përshtatje nga faqja zyrtare e “Mexhlisi Asr” në fb)