Paraditën e së mërkurës, më 31 mars 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt përfaqësuesin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), z. Astrit Zharri.
Në një publikim në profilin e tij zyrtar në fb, Imam Sytari shkruan: “Pata kënaqësinë sot, të pres në një takim të përzemërt përfaqësuesin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), të nderuarin z. Astrit Zharri.
E falënderova përzemërsisht për kontributin e vyer të UBA-s për besimtarët e Shkodrës, kalendarin e muajit Ramazan për këtë vit.
Është një shembull shumë i mirë, që bizneset duhet ta marrin në konsideratë, sidomos në këtë muaj të begatë, ku të gjithë jemi të ftuar të bëjmë më të mirën për të dhënë e për të lënë gjurmë në këtë muaj bekimesh!
Shoqëria jonë shqiptare ka nevojë të promovojë përherë e më shumë datat dhe ngjarjet e shënuara të fesë, që janë njëkohësisht frymëzueset e tabanit qytetar e kombëtar.
Me zemër të mirë!”.