Myftinia Shkodër në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara…

Ditën e martë paradite, Myftinia Shkodër me rastin e muajit të begatë të Ramazanit ka ndihmuar 30 familje të personave me aftësi të kufizuara, duke u shpërndarë nga një pako ushqimore.

Gjatë muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër përmes edhe shoqatave dhe fondacioneve, me të cilat bashkëpunon, ka ndihmuar me pako ushqimore dhjetëra familje në nevojë.

Myftinia Shkodër fton të gjithë ata që kanë mundësi, sidomos biznesmenët dhe tregtarët të kontribuojnë për projektet bamirëse, që Myftinia realizon me rastin e Ramazanit, por jo vetëm, në mënyrë që t’i ndihmojmë familjet në nevojë, të cilat për fat të keq, janë shtuar shumë kohëve të fundit.