“Të festojmë së bashku Bajramin” – aktivitet festiv me fëmijët me rastin e Fitër Bajramit

Ditën e hënë, më 2 maj 2022, pikërisht në ditën e parë të Fitër Bajramit, pas riteve të bajramit që u zhvilluan në xhamitë e qytetit, Myftinia Shkodër organizoi në sheshin pranë xhamisë së Parrucës panairin “Të festojmë së bashku Bajramin”.

Në këtë aktivitet që morën pjesë rreth 300 fëmijë të moshave të ndryshme, kishte në fokus fëmijët dhe tradita e hershme së vizitave derë më derë në ditën e parë të çdo bajrami.

Myftiu I Shkodrës, Imam Muhamed Sytari tha se ky organizim do të kthehet në traditë për të mbajtur gjallë atmosferën festive të kësaj feste madhështore.

Fëmijët që morën pjesë në panair, ku një pjesë tyre ishin edhe nxënës të disa mejtepeve fetare, lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë, recituan ilahin të ndryshme dhe dhanë urimet e tyre për festën e madhe të Fitër Bajramit.

Aktiviteti bëri jehonë edhe në mediat audiovizive si dhe në rrjetet sociale!