Në të gjitha xhamitë e Shkodrës u festua më madhështi Fitër Bajrami

Më 2 maj 2022, mijëra besimtarë myslimanë në të gjitha xhamitë e Shkodrës kryen ritualet e Fitër Bajramit, që është një nga festat më të mëdha të fesë islame.

Ceremonitë më kryesore u mbajtën në xhamitë “Ebu Bekër” dhe Parrucë  për të falur namazin Bajramit të Ramazanit.

Në xhaminë e Parrucës  Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ka uruar, që në këtë festë të shenjtë besimtarët të manifestojnë bashkim, dashuri dhe falje, sikurse është  lutur për mbarë  njerëzimin për mirësi e paqe me veten dhe me të gjitha krijesat në tokë.

Në  ceremoninë  e bajramit që  u shoqërua më  këndimin e disa ilahive nga dy hafizë turk të  ardhur enkas nga Diyaneti i Turqisë për t’u angazhuar gjatë  Ramazanit dhe Bajramit, folën dhe dhanë  mesazhe të  vyera edhe dy imamë t e kësaj xhamie, H. Naim Drijaj dhe H. Durim Kasemi.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit besimtarët vazhduan festimet në shtëpitë e tyre dhe më të afërmit dhe miqtë e tyre.