Imam Didmar Faja vizitoi Kryetarin e Bashkisë Shkodër

Ditën e enjte, më 16 qershor 2022, Imam Didmar Faja, Kryetar i KMSh në Arizona, njëkohësisht imam i UICA, në shoqëri të Myftiut të Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë përhajrimi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Dr. Bardh Spahia.

Me rastin e kësaj vizite u këmbyen urime dhe lutje për mbarësi dhe sukses, për të mirën e përbashkët, për Shkodrën, shembujt pozitivë dhe kulturën që rrezaton, edhe përtej oqeanit.