Aktivitet veror më nxënësit e xhamive

Të enjten, më 21 korrik 2022, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi në zonën turistike të Razmës, aktivitetin/ekskursionin veror të radhës më nxënësit e kurseve fetare të xhamive Kiras, Bahçallëk, Barbullush dhe Ganjollë.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 110 nxënës e nxënëse të këtyre katër xhamive, të cilëve u jepet mundësia, që përveç dijes dhe edukatës të vlefshme për formimin e duhur të karakterit të tyre, të përjetojnë edhe veprimtari argëtuese dhe zbavitëse.

Drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, pasi i uroi pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim të Myftinisë u mbajti një bisedë fetare, ku u foli për vlerën që ka zhvillimi i mësim-besimit, të cilat i mbajnë fëmijët larg veseve, i argëtojnë dhe u japin edukimin e nevojshëm islam dhe qytetar. Ai tha se ndërthurja e mësimdhënies me argëtimin i jep gjallëri ditës së tyre si dhe pranisë së vazhdueshme në kurset/mejtepet fetare.

Sipas programit të aktivitetit u zhvilluan biseda brenda grupeve të kurseve, u organizuan lojëra zbavitëse dhe sportive, shëtitje në natyrë, etj.